DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Urimi i Presidentes Jahjaga me rastin e Pashkëve Ortodokse

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka uruar Peshkopin e Rashkës dhe të Prizrenit, Teodosije dhe besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse.

Në urim thuhet: Me rastin e Festës së Pashkëve Ortodokse,  juve, besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju uroj që këtë ditë të madhe të ringjalljes së Krishtit dhe ripërtëritjen e besimit te Zoti, ta kaloni në paqe dhe solidaritet me njëri-tjetrin, me familjet dhe me miqtë tuaj.Le të na shërbejë kjo Festë e Pashkëve që të përkushtohemi edhe më shumë për ta mirëkuptuar njëri-tjetrin, si qytetarë të barabartë dhe për të ngritur edhe më shumë vlerat e përbashkëta të diversitetit kulturor e fetar si dhe të bashkëjetesës fetare në Kosovë.Në këtë festë që simbolizon zemërgjerësinë, dashurinë  dhe solidaritetin me të gjithë njerëzit në nevojë,  Uroj që në secilën familje të ketë shëndet, begati, mirëqenie, harmoni dhe gëzim.   Me fat Festën e Pashkëve! Me respekt, Atifete JahjagaPresidente e Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.