DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Hungarisë, z. Laszlo Markusz, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi ambasadorin Markusz për detyrën e re dhe vlerësoi lart  mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi. Ajo tha se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të zgjerohen në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë.
 
Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Hungarisë, z. Laszlo Markusz, shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe proceset e saj të integrimeve euroatlantike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.