presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga dënon aktet e dhunës në Mitrovicë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Atifete Jahjaga dënon ashpër aktet e dhunës që ndodhën në 24 orët e fundit në Mitrovicë ku në tri incidente të ndara janë lënduar 5 qytetarë, dy shqiptarë, dy boshnjakë dhe një pjesëtar i komunitetit serb.

Presidentja Jahjaga thekson se incidentet e tilla janë të papranueshme, në një kohë që institucionet e Republikës së Kosovës po angazhohen për ruajtjen e stabilitetit dhe fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit në gjithë vendin dhe kur vendi ynë po dëshmohet si promovues i  paqes dhe i stabilitetit në gjithë rajonin e Evropës Juglindore. Presidentja Jahjaga i fton të gjithë qytetarët e Mitrovicës që të përmbahen nga aktet e tilla të dhunës dhe të dëshmojnë pjekuri qytetare dhe politike.  Ajo vlerëson se këto veprime nuk i kontribuojnë rikthimit të mirëbesimit ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë  si dhe dëmtojnë përpjekjet shumëvjeçare të  institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të miqve tanë ndërkombëtarë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët  pa dallim. Presidentja Jahjaga i fton institucionet e drejtësisë që të veprojnë me shumë profesionalizëm dhe sa më shpejt të zbardhen rrethanat  të cilat quan deri tek këto incidente, të identifikohen kryesit e tyre dhe të njëjtit të nxirren para drejtësisë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.