Presidentja Jahjaga priti ministrin e Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkevics

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Letonisë z. Edgars Rinkevics.
Presidentja Jahjaga priti një grup vajzash nga Kosova dhe Serbia

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga zhvilloi një bisedë me vajzat e reja nga Kosova dhe Serbia, pjesëmarrëse në Akademinë e Paqes për Vajzat, duke u përgjigjur në pyetjet e tyre rreth rolit të gruas në shoqëritë tona. Ajo i përgëzoi vajzat që janë pjesë e kësaj platforme të ndërtimit të urave të bashkëpunimit dhe të paqes së qëndrueshme.
Presidentja Atifete Jahjaga priti Presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim presidentin e Republikës së Bullgarisë, zotëri Rosen Plevneliev, i cili po qëndron për vizitë zyrtare dyditëshe në Kosovë me ftesë të Presidentes.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për ditën e martë, 21 prill 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për ditën e martë, 21 prill 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev, i cili qëndron në Kosovë në vizitë zyrtare, me ftesë të Presidentes Jahjaga. 11:00 – Pritja ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova” 11:10 – Takimi “Tête-à-tête” (pamje në fillim të takimit) 11:30 – Takimi i përbashkët i delegacioneve (pamje në fillim të takimit) 12:10 – Konferenca për media 12:30 – Takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli (pamje në fillim të takimit) 14:40 – Vizitë në Galerinë e Arteve, Prishtinë Shënim: Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës para orës 10:40
Presidentja Jahjaga priti z.Mahir Yagcilar, ministër i Administratës Publike dhe kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti në takim ministrin e Administratës Publike dhe njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, zotëri Mahir Yagcilar, si dhe një delegacion të Këshillit Organizativ për shënimin e Ditës Memoriale të Komunitetit Turk në Kosovë.
Fjala e Presidentes Jahjaga në hapjen e konferencës A jam e barabartë në shoqërinë kosovare

Është kënaqësi që të marrë pjesë këtu, së bashku me ju në lansimin e konferencës “a jam e barabartë në shoqërinë kosovare”, e cila ka për qëllim të nxjerrë në pah problematikat e shumta me të cilat përballen gratë çdo ditë të jetës së tyre, duke na bërë të mendojmë rreth rolit të gruas në shoqëri, rreth realizimit të të drejtave të saj si dhe rreth pritshmërive të mbarë shoqërisë për rolin e saj.
Presidentja Atifete Jahjaga priti Ambasadorin e SHBA për krime lufte, Stephen Rapp

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim z. Stephen Rapp, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krime lufte, për të diskutuar për procesin e themelimit të Gjykatës Speciale.
Fjala e Presidentes Jahjaga në hapjen e konferencës A jam e barabartë në shoqërinë kosovare

Është kënaqësi që të marrë pjesë këtu, së bashku me ju në lansimin e konferencës “a jam e barabartë në shoqërinë kosovare”, e cila ka për qëllim të nxjerrë në pah problematikat e shumta me të cilat përballen gratë çdo ditë të jetës së tyre, duke na bërë të mendojmë rreth rolit të gruas në shoqëri, rreth realizimit të të drejtave të saj si dhe rreth pritshmërive të mbarë shoqërisë për rolin e saj.
Presidentja Jahjaga priti kryetarin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim kryetarin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, zotëri Thomas Bach, i shoqëruar nga një delegacion i lartë i KON, të cilit i ndau Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e tij për sportin e Kosovës dhe pranimin e saj anëtare të barabartë të KON.
Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës zhvilloi takimin për hartimin dhe finalizimin e akteve nënligjore të nevojshme për procesin e njohjes dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, që udhëhiqet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore në Zyrën e Kryeministrit dhe UNWOMEN, nga data 15 deri me 17 prill 2015 ka mbajtur punëtorinë tre ditore të Grupit Punues Qeveritar për hartimin dhe finalizimin e akteve nënligjore të nevojshme për procesin e njohjes dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Këto akte dalin si obligim i përcaktuar nga Ligji për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave të Dhunës Seksuale të Luftës, Viktimave Civile dhe Familjarëve të tyre. Kjo punëtori u mundësua nga UNWOMEN.