presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës zhvilloi takimin për hartimin dhe finalizimin e akteve nënligjore të nevojshme për procesin e njohjes dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, që udhëhiqet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore në Zyrën e Kryeministrit dhe UNWOMEN, nga data 15 deri me 17 prill 2015 ka mbajtur punëtorinë tre ditore të Grupit Punues Qeveritar për hartimin dhe finalizimin e akteve nënligjore të nevojshme për procesin e njohjes dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Këto akte dalin si obligim i përcaktuar nga Ligji për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave të Dhunës Seksuale të Luftës, Viktimave Civile dhe Familjarëve të tyre. Kjo punëtori u mundësua nga UNWOMEN.

Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, që udhëhiqet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore në Zyrën e Kryeministrit dhe UNWOMEN, nga data 15 deri me 17 prill 2015 ka mbajtur punëtorinë tre ditore të Grupit Punues Qeveritar për hartimin dhe finalizimin e akteve nënligjore të nevojshme për procesin e njohjes dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Këto akte dalin si obligim i përcaktuar nga Ligji për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave të Dhunës Seksuale të Luftës, Viktimave Civile dhe Familjarëve të tyre. Kjo punëtori u mundësua nga UNWOMEN.Pjesëmarrës në punëtori, ishin anëtarët e Grupit Punues Qeveritar, përfaqësues të Zyrës së Presidentes dhe të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji, si dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare të cilat ofrojnë shërbime profesionale për këtë kategori të viktimave civile të luftës si dhe përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare.Gjatë kësaj punëtorie u përgatit drafti final i projektrregullores për procesin e njohjes dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës si dhe formularët për aplikim të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Me këtë rregullore do të mundësohet që të funksionalizohet procesi i njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.U theksua nevoja që ky proces të vazhdojë me konsultime me të gjera publike në mënyrë që procesi i zbatimit të jetë më i afërt dhe të përgatiten udhëzuesit e nevojshëm në mënyrë që procesi i aplikimit dhe zbatimit të jetë sa më dinjitoz.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.