Agjenda e Presidentes Jahjaga për ditën e hënë, 4 maj 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për ditën e hënë, 4 maj 2015 Në drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, mbahet takimi i nëntë i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian.Dita: E hënë, 4 maj Koha: 09:00Vendi: Kuvendi i Kosovës, C-301Shënim: Pjesa e parë e takimi është e hapur për media.
Presidentja Jahjaga vizitoi Panairin Prishtina 2015

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi dje Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2015” që po mbahet në Organizim të Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga data 29 prill deri më datën 2 maj 2015.
Presidentja Jahjaga priti kryetarin e OEK-ut dhe përfaqësuesit e 15 kompanive vendore dhe nga diaspora

Presidentja e Republikë së Kosovës Zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe përfaqësuesit e 15 kompanive vendore dhe atyre nga diaspora.
Presidentja Atifete Jahjaga priti ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier

Presidentja e Republikë së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier, me të cilin bisedoi për proceset integruese të Kosovës dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura me Republikën e Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, për sfidat e themelimit të Gjykatës Speciale dhe për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe të rendit në Kosovë.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për ditën e martë, 28 prill 2015

Agjenda e Presidentes Jahjaga për ditën e martë, 28 prill 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier.Dita: E martë, 28 prillKoha: 16:30Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Nënshkruhet marrëveshja me EBA për ndërtimin e Klinikës Pediatrike-Kirurgjike në Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesi i Shkëlqesisë së Saj, Sheikës Fatima bint Mubarak, të Emirateve të Bashkuara Arabe, Shkëlqesia e Tij, Saeed Eid Al Ghafli, nënshkruan sot në Abu Dhabi marrëveshjen për një donacion prej mbi 22 milionë euro për ndërtimin e një Spitali të ri Pedriatik-Kirurgjik në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Presidentja Jahjaga arriti Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga arriti Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i hapur rrugë investimeve konkrete të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë.
Presidentja Atifete Jahjaga priti disa prej ambasadorëve të akredituar në Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti në takim disa prej ambasadorëve të akredituar në Prishtinë, me të cilët diskutoi rreth aktiviteteve të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.
Presidentja e Republikës së Kosovës priti kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotëri Ramush Haradinaj për të diskutuar rreth përfshirjes dhe kategorizimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Dukagjinit.
Presidentja Atifete Jahjaga priti një grup të përfaqësuesve të familjarëve të personave të pagjetur

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës së të Pagjeturve, priti në takim një grup të përfaqësuesve të familjarëve të personave të pagjetur dhe kryetarin e komisionit qeveritar, z. Prenk Gjetaj.