DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga vizitoi Panairin “Prishtina 2015”

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi dje Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2015” që po mbahet në Organizim të Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga data 29 prill deri më datën 2 maj 2015.

Mbajtja e këtij panairi, ku po marrin pjesë rreth 150 biznese nga vendi, rajoni dhe bota, është një indikator i mirë për të parë kahun pozitiv të zhvillimit, të cilin e kanë marrë ndërmarrjet e sektorit privat në vendin tonë, tha Presidentja Jahjaga në takim me ndërmarrësit.Presidentja Jahjaga shtoi se Kosovës i duhen më shumë storje të suksesit dhe inkurajoi ndërmarrësit vendorë dhe të huaj që të vazhdojnë afarizmin dhe investimet e tyre në Kosovë e të vazhdojnë të jenë shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik, punësimit dhe eksportit, duke i siguruar ata se mbështetja e institucioneve të vendit nuk do të mungojë.Në emër të Odës Ekonomike të Kosovës dhe ndërmarrjeve pjesëmarrëse, kryetari i Odës Ekonomike, z. Safet Gërxhaliu e falënderoi Presidenten për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që po i bën zhvillimit të sektorit privat dhe promovimit të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.