presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti një grup të përfaqësuesve të familjarëve të personave të pagjetur

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës së të Pagjeturve, priti në takim një grup të përfaqësuesve të familjarëve të personave të pagjetur dhe kryetarin e komisionit qeveritar, z. Prenk Gjetaj.

Presidentja Jahjaga theksoi se ndriçimi i fatit të të pagjeturve është njëra ndër plagët më të rënda që ka Kosova dhe shprehu përkushtimin institucional për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj çështje shumë të ndjeshme.

Ajo i siguroi familjarët se e gëzojnë mbështetjen e plotë të saj dhe nënvizoi se fati i të pagjeturve është gjithmonë në agjendë të takimeve që zhvillon me përfaqësuesit më të lartë të bashkësisë ndërkombëtare si në vend ashtu edhe gjatë vizitave jashtë Kosovës.

Presidentja Jahjaga theksoi nevojën për më shumë angazhim dhe përpjekjet jo vetëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve por edhe për të vënë në vend drejtësinë.

Koordinatori i Këshillit Koordinues të Asociacioneve familjare të të zhdukurve të Kosovës, Bajram Qerkinaj në emër të familjarëve e falënderoi Presidenten Jahjaga për angazhimin e saj rreth zbulimit të fatit të të pagjeturve dhe njëherësh kërkoi nga ajo që këtë çështje ta ngris në nivelet më të larta të vendimmarrjes me qëllim që sa më parë të zbulohet për fatinë tyre.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.