presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Deklaratë e Presidentes për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese rreth amendamenteve kushtetuese

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga sot ka pranuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese rreth amendamenteve kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale. Me këtë rast, Presidentja Jahjaga tha se me këtë aktgjykim është bërë një hap drejt përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të frymës së Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të tij.

Presidentja Jahjaga, e cila udhëheq koordinimin ndërinstitucional për themelimin e Gjykatës Speciale në përputhje me marrëveshjen e aprovuar nga Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar, theksoi se veprimi i ardhshëm është përmbyllja sa më e shpejtë e diskutimeve rreth ligjit që rregullon gjykatën dhe që mundëson përgatitjen e pakos legjislative, e cila do të votohet në Kuvend.Presidentja Jahjaga bëri thirrje për një konsensus të përgjithshëm politik dhe shoqëror për përmbushjen e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare përmes krijimit të bazës ligjore për Gjykatën e cila do të adresojë akuzat e dalura nga raporti i Këshillit të Evropës dhe që assesi nuk do të gjykojë përpjekjet tona për çlirim dhe pavarësi. Ajo theksoi se Kosova duhet ta demonstrojë përkushtimin e saj për të përmbyllur këtë kapitull të rëndë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.