Presidentja Jahjaga priti Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Paolo Gentiloni

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, z. Paolo Gentiloni. Presidentja Jahjaga dhe ministri Gentiloni biseduan për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon, agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Fjalimi i Presidentes Jahjaga në Konferencën vjetore të prokurorëve të shtetit

Jam e nderuar të jem sot mes jush në këtë takim vjetor të njerëzve që bartin peshën e drejtësisë, herë-herë të kritikuar dhe herës tjetër të sfiduar. Është prandaj e veçantë kur biseda me zbatuesit e ligjit kthehet në një dialog aktiv jo vetëm për mënyrat e veprimeve por, mbi të gjitha, për rezultatet konkrete që ato kanë dhënë. Kryeprokuror Lumezi kam besimin e plotë se ky takim vjetor do të shndërrohet nga një vlerësim i zakonshëm i punës në një veprim më konkret në fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe në vendosjen e sundimit të ligjit.

This site is registered on wpml.org as a development site.