presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti presidentin e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim presidentin e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasanin.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi zotin Hasani për vizionin dhe përkushtim e tij personal por edhe të gjithë anëtarëve të Këshilli të Rinisë Evropiane të Kosovës për respektimin e të drejtave të të rinjve. 

Ajo theksoi se rinia është potenciali zhvillimor dhe pasuria më e madhe që ka Kosova, prandaj edhe i inkurajoi ata që të kërkojnë më shumë vëmendje institucionale.
 
Presidenti i  Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani e njoftoi Presidenten Jahjaga me aktivitetet dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë e Kosovës.
 
Këshilli i Rinisë Evropiane në Kosovë (KREK) i ka dorëzuar Presidentes Jahjaga mirënjohjen “Personaliteti i vitit 2015” me motivacion për bashkëpunimin institucional dhe përkrahjen e sektorit të rinisë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.