presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti shefin e Zyrës së OBSh-së, Skënder Syla

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim shefin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Dr. Skënder Syla me bashkëpunëtorë.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi Dr. Sylën për angazhimin dhe kontributin e çmuar që ka dhënë zyra e OBSh-së në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore përmes bashkëpunimit me institucionet shëndetësore të Kosovës. Presidentja Jahjaga vlerësoi lartë angazhimin e OBSh-së edhe gjatë procesit të kualifikimit të Kosovës për fondet e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit. Shefi i Zyrës së OBSh-së Dr. Skënder Syla, e falënderoi Presidenten Jahjaga për përkushtimin e saj në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe u zotua për vazhdim të punës dhe bashkëpunimit me institucionet e Kosovës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.