presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadoren e re të Portugalisë në Hungari, jorezidente për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e re të Republikë së Portugalisë në Hungari, jorezidente për Kosovën, zonjën Maria Jose Morais Pires, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Portugalisë dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadoren Morais Pires për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të saj si ambasadore jorezidente e Portugalisë  në Republikën e Kosovës.

Ambasadorja Morais Pires shprehu përkushtimin e institucioneve të Republikës së Portugalisë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo sferë me interes për të dyja vendet.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.