Të dashura gra aktiviste të shoqërisë civile, lobuese të fuqishme për arritjen e barazisë gjinore përmes krijimit të kushteve të barabarta dhe jetësimit të të drejtave të garantuara me ligjet dhe kushtetutën e vendit tonë.
Të dashura gra aktiviste të shoqërisë civile, lobuese të fuqishme për arritjen e barazisë gjinore përmes krijimit të kushteve të barabarta dhe jetësimit të të drejtave të garantuara me ligjet dhe kushtetutën e vendit tonë.Kam kënaqësinë e veçantë t’ju drejtohem në kuvendin vjetor të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, që njëherit shënon edhe 15-vjetorin e themelimit të kësaj lëvizjeje, e cila përfaqëson zërin më të fuqishëm të gruas për realizimin e të drejtave të saj dhe jetëson vizionin tonë të përbashkët për fuqizimin e shoqërisë dhe shtetit demokratik.Në një kohë shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë, kur ndërmorëm rrugëtimin drejt rimëkëmbjes pas luftës dhe ndërtimit të paqes, ju besuat se të ardhmen tonë do ta garantonim me pjesëmarrjen e plotë të të gjithë qytetarëve. Besim i cili gjeti përkrahje çdo ditë e më shumë nga gra të çdo fushe të jetës nga i gjithë vendi, të cilat këmbëngulën që gratë të zënë vendin e tyre të merituar në shoqëri.Ju dëshmuat forcën që gruaja ka pasur në shoqërinë tonë përmes vizionit tuaj të qartë se gratë janë shtyllë e shoqërisë dhe kontributi i tyre kyç në çdo fazë të zhvillimit të saj.Gratë e Kosovës kanë qenë ato të cilat kanë mbajtur mbi supet e tyre peshën e rëndë të mbijetesës, të rezistencës paqësore, të luftës dhe pa dyshim që ndërtimi i paqes nuk mund të arrihej pa to.Sot Kosova është shtet demokratik dhe i pavarur fal kontributit të pamohueshëm të grave dhe burrave të këtij vendit. Kjo duhet të na bëj të ndjehemi krenar dhe të përkushtuar për të punuar parreshtuar që këtë vlerë të shoqërisë tonë mbi të cilën kemi vendosur bazat e shtetit tonë, ta mbrojmë çdo ditë duke respektuar të drejtat e grave. Mohimi i të drejtave të tyre nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë, në të ardhmen të cilën jemi duke e ndërtuar me kaq shumë mund e sakrificë.Unë te ju, të dashura mike, shoh gra shumë të fuqishme të cilat çdo ditë me përkushtimin e tyre garantojnë një të ardhme më të ndritur për gjeneratat e reja. Ju jeni shembulli më i mirë për rininë tonë se me punë, me besim dhe me përkushtim, tejkalohen të gjitha barrierat.Ne e dimë si shoqëri ende përballemi me paragjykime gjinore dhe mentalitet patriarkal. Sfidat deri në realizimin e plotë të barazisë gjinore, janë të shumta për të gjithë ne, në çdo nivel, në çdo fushë të jetës. Por ju e keni dëshmuar se nuk ka sfidë që nuk mund të tejkalohet, nuk ka problem që nuk mund të zgjidhet, kur ekziston vullneti dhe përkrahja për njëra-tjetrën.Në Kosovë ka shumë gra të suksesshme dhe shumë gra të fuqishme si në politikë, arsim, shkencë, teknologji, biznes, media, në sektorin e sigurisë dhe atë të drejtësisë, por kjo nuk do të thotë që angazhimi dhe puna jonë e përbashkët duhet të ndalet. Përkundrazi ky është vetëm një fillim i mbarë në rrugëtimin tonë shumë të gjatë dhe me shumë sfida deri në realizimin e plotë të drejtave tona të drejtave të grave, përmes përfshirjes së tyre në vendimmarrje në secilën fushë të jetës.Të dashura mikeTë nderuar pjesëmarrës, Rrjeti i grupeve të grave të Kosovës gëzon mbështetjen e plotë të Zyrës time, njëlloj sikurse Zyra ime ka pasur mbështetjen tuaj në realizimin e projekteve dhe ideve të shumta të cilat kanë ndarë synimin tonë të përbashkët për avancimin dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë tonë.Ky bashkëpunim i yni ka thyer stereotipet se nuk mund të ketë partneritet midis institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile. Ne kemi dëshmuar se besojmë në fuqinë, potencialin dhe kapacitetin që ka secila grua dhe këtë potencial e kemi orientuar për të mirën tonë të përgjithshme.Ju e dini se un e kam thënë disa herë, dhe dëshiroj ta përsëris edhe në këtë forum se investimi në grua është investim i duhur është investim i zgjuar. Se të ardhmen tonë si një shoqëri demokratike, me ekonomi të zhvilluar mund ta garantojmë vetëm me përfshirjen e plotë të secilit qytetar në mënyrë të barabart. Gratë dhe vajzat përbëjnë gjysmën e potencialit intelektual dhe njerëzor të vendin tonë, të investojmë në këtë potencial, do ta zhvillojmë dhe do ta mbrojmë atë më mirë. Të nderuara anëtare të rrjetit të grupit të grave të Kosovës, Ju përgëzoj për punën tuaj të palodhshme në përmbysjen e tabuve për shumë çështje të ndjeshme në shoqërinë tonë, për guximin tuaj për t’ju dhënë zë të gjitha grave, për kontributin tuaj të drejtpërdrejt në demokratizimin e shoqërisë tonë, për mbështetjen që i keni dhënë përfshirjes së gruas në vendimmarrje në çdo sferë të jetës në vendin tonë si dhe për kontributin tuaj në hartimin e politikave të cilat pasqyrojnë barazinë qartë barazinë gjinore.Barazia gjinore, respektimi i të drejtave të grave, dhe përfshirja më e madhe e gruas në vendimmarrje jo vetëm në politik por edhe në fusha të tjera, ka qenë dhe vazhdon të mbetet prioritet i imi i zyrës sime dhe i mandatit tim.Ne të gjitha, përmes angazhimit tonë dhe kontributit konkret në çdo sferë të jetës, duhet të vazhdojmë të mbetemi shembuj për gjeneratat e reja që ata të mos heqin dorë nga ëndrrat dhe të ndjehen të barabartë me njëri-tjetrin.Ne e dimë që kemi ende shumë punë dhe kemi shumë rrugë përpara, por përkushtimi ynë është më i palëkundur se kurrë për të mbrojtur vlerat më të larta mbi të cilat ndërtuam shtetit tonë, respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve pa dallim.Ju përgëzoj për sukseset që keni arritur gjatë këtij viti dhe gjatë këtij viti dhe gjatë 15 viteve me radhë në çdo fushë të angazhimit tuaj, rrugëtimi juaj ka forcuar shoqërinë dhe shtetin tonë. Unë ju dëshiroj suksese në të ardhmen dhe ju shpreh përkushtimin tim dhe mbështetjen time të pakursyer në çdo kapacitet dhe në kapacitetin e tanishëm që kam pasur deri më tash dhe do ta keni një përkrahje tim të fuqishme në çdo iniciativë tuajën që keni marrë dhe do të ndërmerrni për avancimin e rolit të gruas në shoqërinë tonë sepse vetëm atëherë do ta kemi një shoqëri të barabartë. Ju faleminderit!