presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalimi i Presidentes Jahjaga në 40-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Jam e nderuar që jam me ju në këtë përvjetor të Akademisë. Është kjo hera e parë imja si Presidente e vendit, që t’i drejtohem këtij Institucioni që mbledh intelektualët tanë, trashëgimia e të cilit është bazament i zhvillimit të përgjithshëm në shoqëri.

I Nderuar Kryetar i Kuvendit Veseli,I Nderuar Kryeministër Mustafa,I nderuari kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akademik Hivzi IslamiAkademikë të Nderuar,Zonja dhe Zotërinj, Jame nderuar që jam me ju në këtë përvjetor të Akademisë. Është kjo hera eparë imja si Presidente e vendit, që t’i drejtohem këtij Institucioniqë mbledh intelektualët tanë, trashëgimia e të cilit është bazament izhvillimit të përgjithshëm në shoqëri. Ky jubile prej 40 vjetësh– i punës dhe angazhimit të palodhshëm të secilit prej jush, është mëshumë se një simbolikë numrash – është përpjekje e pareshtur për të qenënë shërbim të vendit si forcë shtytëse, posaçërisht në kohë kthesash tëmëdha. Prandaj, kujtoj me shumë pietet dhe përkulem përparafigurave të një brezi të tërë të akademikëve të Kosovës, që i dhanëvulën një numri procesesh në vend dhe mendimit kritik – një trashëgimi eveçantë edhe e shtetbërjes dhe zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisëtonë. Në këtë kohë të sfidave të mëdha e të përcaktimit tëvlerave të shkencës në shoqërinë tonë, Akademia e Shkencave dhe Artevetë Kosovës duhet të qëndrojë fuqishëm në rolin e saj të zhvillimit tëkombit, paralelisht me atë të shkencës dhe të arteve. Shtetbërjae Kosovës bazohet mbi punën e përbashkët të secilës pjesë të shoqërisësonë dhe në këtë rrafsh Akademia ka forcë dhe potencial për të dhënëkontributin e vet për zhvillimin e vendit tonë. Rëndësia e inkuadrimittë Akademisë në këto procese është jetike për vendin, sepse ndërtonkonsensusin në shoqëri dhe sepse strategjia zhvillimore do të bazohej nëvlerat e rezultatet shkencore dhe në rrethanat shoqërore.Akademiaka rol për të luajtur në ndërtimin e shtetësisë së Kosovës dhe forcimine demokracisë tonë të re. Ne duhet të ndërtojmë kulturën politike tëdialogut dhe ta pasurojmë diskursin në sferën tonë publike për tëardhmen tonë të përbashkët, që tejkalon ndasitë ndërmjet forcavepolitike. Argumenti i forcës dhe fuqia e numrave nuk mund ta zëvendësojëbashkëbisedimin! Ne nuk guxojmë të vëmë në rrezik partneritetinme faktorin ndërkombëtar, në veçanti me SHBA-në dhe BE-në, e as t’uazëmë frymën zhvillimeve demokratike dhe të rëndojmë jetën e qytetarëvetë vendit, besimi i të cilëve në secilin prej nesh – qoftë liderëinstitucionalë ose partiakë – po zbehet çdo ditë e më shumë. Ne duhet tëjemi pranë qytetarëve të vendit, sepse vota e tyre na ka zgjedhur përtë qenë në shërbim të tyre dhe për t’u garantuar një të ardhme më tëmirë.E kemi obligim dhe borxh ndaj gjeneratave të tëra që kanësakrifikuar për të sotmen tonë, që ta kompletojmë dhe ta përmbyllimkonsolidimin tonë si shtet. Andaj them që Akademia dheintelektualët anëtarë të saj kanë rol për të luajtur – në kohën kur naduhet më shumë besim në vetvete se dallimet mund t’i tejkalojmë dukemësuar se dialogu është zgjidhja e vështirësive të sotme; në kohën kurduhet kuptuar se ndërtimi i shtetit të së drejtës shmang rrugën sizgjidhje dhe ofron zgjidhjet brenda institucionit; pa kushte, pa hasmëridhe pa frikë ndaj njëri-tjetrit; në kohën kur na duhet më shumë pajtimmes nesh për rolin tonë në dialogun me Serbinë, më shumë besim se rrugajonë e bërjes së shtetit nënkupton përafrim me BE-në, një realitet qëbashkon të gjithë qytetarët e vendit pa dallim.Por, ne sotvazhdojmë të jemi larg projektit të BE-së: jo vetëm sepse nuk kemiarritur të tejkalojmë dallimet tona të brendshme e të punojmë nëstrategjitë për anëtarësim, por edhe sepse nuk kemi arritur që në skenënndërkombëtare të forcojmë më shumë argumentin e një shteti të sëdrejtës. Megjithëkëtë, ne kemi hasur në vështirësi – sepsedialogu me Serbinë është më shumë çështje e konsensusit tonë, që duhettë prodhojë edhe stabilitet të brendshëm por edhe rezultate konkrete, qëçon drejt shtetit gjithëpërfshirës por që nuk prek shtetësinë. Kemihasur në vështirësi, sepse normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet shtetevetona është rrugë dykahëshe, e dy bashkëbiseduesve, që ndihmon pajtiminndërmjet dy popujve tanë dhe që hap shtegun drejt BE-së, që duhet tambajë të hapur perspektivën e rajonit në përgjithësi. AndajAkademia ka kontribut për të dhënë në procesin historik të pajtimit tëpopujve, në ndihmë të korrigjimit të padrejtësive të së kaluarës, që haprrugën e zhvillimit të përgjithshëm në mënyrë të barabartë të tëgjithëve në rajonin e Ballkanit, duke siguruar paqen dhe stabilitetin. Të nderuar anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Kypërvjetor dëshmon misionin tuaj për të ndërtuar ura bashkëpunimi nëfusha të ndryshme e në veçanti në shkencë, me të gjithë jo vetëm nëfqinjësi por edhe më gjerë.  Dhe mbi supet tuaja qëndron barrapër ta bërë shkencën, artin dhe edukimin pjesë të jetës në shoqërinëtonë, duke e shndërruar në vizion të rëndësishëm për të ardhmen egjeneratave të reja. Paqi fat!  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.