Presidenti Thaçi dhe guvernatori Mehmeti flasin për punën e BQK-së

Prishtinë, 3 korrik 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin, i cili i ka dorëzuar presidentit raportin vjetor të punës së BQK-së për vitin 2017.
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri pakistanez

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Pakistanit, Syrus Sajjad Qazi, i cili sapo është emëruar ambasador jo-rezident për Kosovën.
Presidenti Thaçi: Kosova është e bekuar me mbështetjen e pa rezervë të SHBA-së

Prishtinë, 29 qershor- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.
Presidenti Thaçi informon kabinetin qeveritar për procesin e dialogut

Prishtinë, 29 qershor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka informuar kabinetin qeveritar për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi priti një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Prishtinë, 29 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i kryesuar nga Paolo Alli, president i Asamblesë.
Presidenti Thaçi: Marrëveshja me Serbinë e domosdoshme për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB

Prishtinë, 28 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur sot një konferencë për media, pas kthimit nga Brukseli, ku kishte marrë pjesë në takimin e parë në fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi në Paris: BE-ja duhet ta mbështesë më shumë perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor

Paris, 27 qershor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një ligjëratë në Këshillin Evropian për Punë të Jashtme në Paris.
Presidenti Thaçi mban sot ligjëratë në Këshillin Evropian për Punë të Jashtme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Paris, ku sonte do të mbajë një ligjëratë në “Këshillin Evropian për Punë të Jashtme” (ECFR), ku do të flasë për të arriturat dhe sfidat e Kosovës.
Presidenti Thaçi udhëtoi për në Bruksel

Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel.
Presidenti Thaçi dekoroi reporterët e luftës, Nuhi Bytyçin dhe Abaz Zekën

rishtinë, 21 qershor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dekoruar reporterët e luftës, Nuhi Bytyçin dhe Abaz Zekën, me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.