Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Paris, ku sonte do të mbajë një ligjëratë në “Këshillin Evropian për Punë të Jashtme” (ECFR), ku do të flasë për të arriturat dhe sfidat e Kosovës.
Kjo ligjëratë do të moderohet nga Sylvie Kauffmann e prestigjiozes franceze “Le Monde”.Presidenti Thaçi do të përgjigjet edhe në pyetjet publike të audiencës së përzgjedhur, e cila përbëhet prej diplomatëve, përfaqësuesve shtetërorë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të jetës publike në Francë.