Presidenti Thaçi udhëtoi për në Bruksel

Prishtinë, 17 korrik – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do t’i prijë delegacionit kosovar në takimin e radhës në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

This site is registered on wpml.org as a development site.