DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi uron fermerët për nisjen e fushatës së korrje-shirjeve të grurit

Ferizaj, 11 korrik 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Kryetarin e Ferizajt, sot kanë përcjellë për së afërmi fushatën e korrje-shirjeve të grurit në Komunën e Ferizajt.

Presidenti Thaçi ka thënë se muaji korrik është muaji i korrje-shirjeve dhe ka shprehur besimin se kjo do të jetë një sezon e mbarë, pavarësisht se ka pasur të reshura të shumta.“Si institucione të vendit, si president i vendit, e kam pa të udhës të jem gjithmonë pranë fermerëve, në mbështetje të tyre, për t’i plotësuar nevojat dhe kërkesat e gjithë fermerëve të Kosovës. Është shumë me rëndësi që sivjet rendimentet janë të mira. Janë të standardit edhe të viteve të kaluara, pavarësisht reshjeve, por edhe ata që kanë pësuar nga reshjet, do të punojmë që si institucione të vendit t’u kompensohen ato dëme”, u shpreh presidenti Thaçi.Ai e ka uruar fermerin Xhevat Uka nga fshati Prelez i Komunës së Ferizajt dhe gjithë fermerët e Kosovës për punën e mirë dhe për fillimin e sezonit të korrje-shirjeve të grurit.Zëvendësministri i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi, ka treguar se nga kjo javë do të nisë ndarja e subvencioneve për kultivuesit e grurit, me nga 150 euro për çdo hektar gruri të mbjellë. Kurse, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se vizitat e presidentit dhe konsistenca e mbështetjes së qeverisë qendrore dhe lokale i inkurajon fermerët të punojnë edhe më shumë dhe tregojnë më së miri se ne jemi të përkushtuar që t’i mbështesim fermerët dhe ta mbështesim bujqësinë.Fermeri Xhevat Uka e ka falënderuar presidentin Thaçi, zëvendësministrin Krasniqi dhe kryetarin Aliu për vizitën në fermën e tij dhe për përkrahjen e vazhdueshme.Presidenti Thaçi në fund ka theksuar se po shihet një angazhim i shtuar i të gjithë fermerëve të Kosovës, që ta përfundojnë këtë sezon sa më mirë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.