DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të presidentit të rizgjedhur të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka udhëtuar për në Turqi, ku do të marrë pjesë në ceremoninë presidenciale të inaugurimit.

Turqia ka luajtur rol të madh në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, duke kontribuar në rritjen e numrit të njohjeve dhe në anëtarësimin e shtetit tonë në organizata ndërkombëtare.

Shteti turk vazhdon të jetë një aleat i rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Pjesë e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të rizgjedhur të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pritet të jenë mbi 20 presidentë dhe rreth 30 kryeministra shtetesh nga mbarë bota.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.