Prishtinë, 29 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i kryesuar nga Paolo Alli, president i Asamblesë.
Presidenti Thaçi ka shprehur falënderimin e tij për vizitën, bashkëpunimin dhe përkrahjen që i ka dhënë Kosovës Asambleja Parlamentare e NATO-s.“Kosova është faktor stabiliteti në rajon, e përkushtuar për dialog me Serbinë që do të sjell paqe të qëndrueshme në tërë rajonin”, ka shtuar ai.Kosova, sipas presidentit e mirëpret rikthimin e vëmendjes së BE-së në rajonin e Evropës Juglindore, me strategjinë dhe Samitin e Sofjes.“Rezultate konkrete të menjëhershme janë zgjidhja e kontestit të emrit në mes Greqisë e Maqedonisë si dhe fillimi i fazës përfundimtare të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.Duke folur për kërcënimin global nga terrorizmi, presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është liderë në rajon në luftimin e ekstremizmit e radikalizmit.Nga tjetër, Paolo Alli, president i Asamblesë Parlamentare të NATO-s është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës.Në fund, presidenti Thaçi ka thënë se NATO është në Kosovë, por tani është koha që edhe Kosova të jetë në NATO. Sipas tij, FSK-ja është e gatshme për transformim në një forcë profesionale.