presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi dhe guvernatori Mehmeti flasin për punën e BQK-së

Prishtinë, 3 korrik 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin, i cili i ka dorëzuar presidentit raportin vjetor të punës së BQK-së për vitin 2017.

Presidenti Thaçi e ka përgëzuar guvernatorin Mehmeti dhe gjithë stafin e BQK-së për punën që janë duke e bërë në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe në mbështetjen e politikave të përgjithshme ekonomike të Qeverisë së Kosovës.Nga ana tjetër, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, e ka falënderuar presidentin Thaçi për mbështetjen që i ka dhënë BQK-së, duke e informuar atë për punën e deritashme dhe prioritet për vitet e ardhshme.Presidenti Thaçi ka thënë se Banka Qendrore duhet të vazhdojë punën e saj, bazuar në parimet e ekonomisë së tregut të hapur dhe konkurrencës së lirë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.