Presidenti Thaçi merr mirënjohje nga përfaqësuesit e komunitetit egjiptian në Kosovë

Prishtinë, 21 qershor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të “Javës Egjiptiane” dhe 24 Qershorit, Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian në Kosovë, ka pritur një delegacion të këtij komuniteti, të udhëhequr nga Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, njëherësh Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane.
Presidenti Thaçi: Flamuri i Kosovës do të valojë në Tarragona të Spanjës

Prishtinë, 20 qershor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ia ka dorëzuar solemnisht Flamurin e Kosovës, Ekipit Olimpik të Kosovës, i cili për herë të parë do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, që mbahen në Tarragona të Spanjës.
Presidenti u bën ftesë publike subjekteve politike për përfshirje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 20 qershor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për takimin e ri në Bruksel, u ka bërë thirrje publike subjekteve politike që të bëhen pjesë e ekipit negociator.
Presidenti Thaçi takoi ambasadorët e Kuintit për t’u koordinuar për dialogun

Prishtinë, 19 qershor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ambasadorët e vendeve të Kuintit, ambasadorin Delawie të SHBA-së, ambasadorin O’Connell të Britanisë së Madhe, ambasadorin Chabert të Francës, ambasadorin Sardi të Italisë, zëvendësambasadorin Voss të Gjermanisë dhe shefen e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova.
Presidenti Thaçi kërkon përkrahjen e shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale

Prishtinë, 19 qershor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në lansimin e kampanjës “Bëhu zëri im”, në përkrahje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Presidenti Thaçi dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë: Marrëveshja në mes Greqisë dhe Maqedonisë krijon klimë të mirë rajonale

Prishtinë, 19 qershor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin.
Presidenti Thaçi: Baca Hilmi kishte zemër të madhe atdhetare, vdiq në muajin e çlirimit

Deçan/Gllogjan, 18 qershor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në tubimin komemorativ kushtuar Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Presidenti Thaçi: Vetëm një Kosovë dhe një Serbi evropiane mund të perëndimizojnë rajonin

Kanada/Montreal, 11 qershor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Ballkani Perëndimor asnjëherë nuk ka pasur rast më të mirë për të ndërtuar paqe të qëndrueshme.
Presidenti Thaçi takoi Kryeministrin e Kongos, bisedojnë për bashkëpunimin ekonomik

Montreal, Kanada, 11 qershor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Kryeministrin e Republikës Demokratike të Kongos, Bruno Tshibala Nzenze, me të cilin bisedoi për vendosjen e bashkëpunimit në mes dy vendeve.
Presidenti Thaçi panelist në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik në Montreal

Prishtinë, 11 qershor – Me ftesë të organizatorëve të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës (IEFA), konferenca e Montrealit, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Kanadë.