Presidenti Thaçi takim lamtumirës me UD Shefin e EULEX-it, Bernd Thran

Prishtinë, 16 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim lamtumirës Zëvendës-shefin e EULEX-it dhe Ushtrues Detyre i shefit të Misionit të EULEX, Bernd Thran, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet e Kosovës.

Presidenti Thaçi informohet nga Daka, Lumezi dhe Maxhuni për hetimet rreth rastit të punëtorëve të KQZ-së

Prishtinë, 14 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin dhe Drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhunin, të cilët e kanë informuar për rezultatet e hetimeve rreth raporteve për helmim të punëtorëve të KQZ-së, të cilët kishin kontakt me zarfet e ardhur prej jashtë Kosovës në objektin e shërbimit të votuesve, ku ishin të vendosura votat e diasporës.

Presidenti Thaçi priti në takim ambasadorin Richard Grenell

Prishtinë, 09 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ambasadorin Richard Grenell, Përfaqësues Special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Marrëveshjen e Paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

This site is registered on wpml.org as a development site.