DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti Konteshën Sophie të Wessex, biseduan për të arriturat dhe sfidat në ballafaqimin me të kaluarën

Prishtinë, 17 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Lartmadhërinë e saj, Konteshën Sophie të Wessex, me të cilën ka biseduar për të arriturat dhe sfidat në ballafaqimin me të kaluarën, veçanërisht kur janë në pyetje viktimat e dhunës seksuale.

Presidenti Thaçi falënderoi për vizitën dhe angazhimin e Konteshës së Wessex-it, por edhe të Britanisë së Madhe në përgjithësi.“Jemi mirënjohës për mbështetjen e përgjithshme të Britanisë së Madhe, veçanërisht për punën dhe angazhimin në ballafaqimin me plagët si kjo e viktimave të dhunës seksuale në luftë”, u shpreh presidenti Thaçi.“Pjesëmarrja juaj, mesazhet tuaja, janë inkurajim për viktimat dhe për tërë shoqërinë”, u shpreh presidenti Thaçi.Lartmadhëria e saj, Kontesha e Wessex-it, u shpreh se është e rëndësishme që viktimat të marrin kujdesin, vëmendjen dhe përkrahjen e duhur.Presidenti Thaçi dhe Kontesha e Wessex-it u pajtuan se është përgjegjësi e të gjitha segmenteve të shoqërisë që të bëjnë sa më shumë për akomodimin e të gjitha viktimave të luftës, në veçanti të viktimave të dhunës seksuale.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.