presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takim lamtumirës me UD Shefin e EULEX-it, Bernd Thran

Prishtinë, 16 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim lamtumirës Zëvendës-shefin e EULEX-it dhe Ushtrues Detyre i shefit të Misionit të EULEX, Bernd Thran, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet e Kosovës.

“U jam mirënjohës juve personalisht për angazhimin tuaj në misionin tonë të përbashkët të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi, duke e falënderuar atë për punën e tij në Kosovë.Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka përfituar shumë nga bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me ekspertët e EULEX-it.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.