Presidenti Thaçi takoi përfaqësuesit e vëzhguesve të BE-së

Prishtinë, 4 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të Misionit vëzhgues të zgjedhjeve të Parlamentit Europian, kryesuar nga deputetja Viola von Cramon-Taubadel, të cilët i ka falënderuar për kontributin e tyre për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

Presidenti Thaçi u prit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Nju Jork, 24 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku është pritur nga Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Presidenti Thaçi takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg

Nju Jork, 24 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në kuadër e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e shkëlqyer me NATO-n dhe KFOR-in si dhe procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovë.

Presidenti Thaçi takoi Presidentin Quesada të Kosta Rikës

New York, 24 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Presidentin e Kosta Rikës, Carlos Alvarado Quesada, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Presidenti Thaçi takoi Presidentin Maurer të Zvicrës

New York, 24 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Presidentin e Konfederatës Zvicerane Ueli Maurer, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

This site is registered on wpml.org as a development site.