DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi u prit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Nju Jork, 24 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku është pritur nga Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Në këtë takim të shkurtër me presidentin Trump, presidenti Thaçi e ka falënderuar atë për mbështetjen që Presidenti i Amerikës, populli i Amerikës, i kanë dhënë gjithmonë popullit dhe shtetit të Kosovës.

Presidenti Thaçi ka theksuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin e Kosovës ka qenë përcaktuese, fillimisht për mbijetesë dhe më vonë për jetësimin e aspiratës për liri dhe pavarësi.

Kreu i shtetit ka thënë se vazhdimi i mbështetjes gjithëpërfshirëse amerikane është jetik për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën.

Presidenti Thaçi gjatë qëndrimit në Nju Jork ka zhvilluar takime të shumta më liderë botërorë për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit bilateral.

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.