presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg

Nju Jork, 24 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në kuadër e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e shkëlqyer me NATO-n dhe KFOR-in si dhe procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë bashkëpunim të shkëlqyer me NATO-n, e cila është garantuesja e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.“KFOR-i vazhdon të kryejë një punë të mrekullueshme në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi.Presidenti Thaçi po ashtu ka theksuar se procesi i transformimit të FSK-së në ushtri është duke shkuar sipas dinamikës të përcaktuar nga institucionet e Kosovës në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar.“FSK sot është një forcë profesionale, e standardeve të NATO-s, e trajnuar nga NATO, forcë multietnike e që angazhohet për përfaqësim të barabartë gjinor”, ka thënë presidenti Thaçi.Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg nga ana e tij ka thënë se NATO mbetet e përkushtuar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Presidenti Thaçi shtoi se ka ardhur koha që të avancohen marrëdhëniet tona dhe  Kosova të anëtarësohet në NATO.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.