Nju Jork, 23 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës.
Në një takim që ka zhvilluar me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimit të shkëmbimit ekonomik dhe tregtar.“Kroacia është një shembull i mirë i suksesit për rrugën që duhet ndjek Kosova drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka thënë presidenti Thaçi pas takimit.Nga ana tjetër, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës janë shumë të mira, duke ofruar mbështetjen e shtetit të saj në të gjitha fushat për Kosovën.Presidenti Thaçi, gjatë ditës do të vazhdoj takimet me liderë të ndryshëm botëror për të shtyrë përpara agjendën e bashkëpunimit bilateral.