presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi udhëton për Japoni, merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito

Prishtinë, 20 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur sot për në Japoni, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito, të martën, më 22 tetor. Në ceremoninë zyrtare do të marrin pjesë 2600 mysafirë nga e tërë bota, ndër ta edhe shumë burrështetas.

Ceremonia zyrtare e kurorëzimit të Perandorit Naruhito bëhet gjashtë muaj pasi ka trashëguar fronin nga babai i tij, Perandori Akihito, i cili ka abdikuar në prill të këtij viti.Presidenti Thaçi do të pritet në takim zyrtar edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ndërsa në ceremoninë zyrtare pritet të takojë edhe përfaqësues tjerë të shteteve pjesëmarrëse. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.