Presidenti Thaçi priti Përfaqësuesin Special të SHBA-së, Matthew Palmer

Prishtinë, 1 nëntor 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot të ngarkuarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Presidenti Thaçi priti Ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall

Prishtinë, 31 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në Kosovë.
Presidenti Thaçi priti senatoren franceze Conway-Mouret, fton për përkrahje konkrete nga shtetet anëtare të BE-së

Prishtinë, 31 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot anëtaren e Senatit të Francës, Helen Conway-Mouret, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.
Presidenti Thaçi takoi kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka

Prishtinë, 29 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot Kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re të Kosovës.
Presidenti Thaçi priti ekipin e ushtarëve të Kosovës që fituan Medaljen e Argjendtë në garën ndërkombëtare

Prishtinë, 29 tetor 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që ka marrë Medaljen e Argjendtë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol” në Britaninë e Madhe.
Presidenti Thaçi në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore: Paqja në rajon varet nga paqja e përhershme ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë

Tiranë, 26 tetor 2019- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore 2019 në Tiranë, i cili organizohet nga Federata Universale e Paqes.
Presidenti Thaçi merr pjesë në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore 2019

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore 2019 në Tiranë, i cili organizohet nga Federata Universale e Paqes.
Presidenti Thaçi merr pjesë në darkën solemne të shtruar nga Kryeministri i Japonisë

Tokyo, 24 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në darkën solemne të shtruar nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në kuadër të ceremonive për të shënuar proklamimin e marrjes së fronit nga Perandori Naruhito.
Presidenti Thaçi dekoroi miqtë japonezë që promovuan Kosovën

Tokyo, 23 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë dekorata për zyrtarë dhe personalitete nga Japonia që kanë kontribuar në Kosovë dhe për Kosovën, në një ceremoni të organizuar në ndërtesën e Kuvendit të Japonisë në Tokyo.
Presidenti në banketin perandorak, uron mbarësi në periudhën Reiwa

Tokyo, 23 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë ka marrë pjesë në banketin e shtruar për nder të proklamimit të marrjes së fronit perandorak nga Perandori Naruhito, në Pallatin Perandorak në Tokyo të Japonisë.