Presidenti flet me krerët e institucioneve të drejtësisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë nëpër burgje

Prishtinë, 15 prill 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë për të diskutuar për rrezikun e përhapjes së virusit COVID-19 në institucionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe gjetjes së një zgjidhjeje ligjore për ta penguar përhapjen në këto institucione.
Presidenti Thaçi takoi përfaqësuesit e AAK-së, Nismës, Listës Serbe dhe komuniteteve tjera joshumicë

Prishtinë, 2 prill 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar konsultimet me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, për të diskutuar për zhvillimet aktuale politike, por edhe nga fusha e shëndetësisë dhe sigurisë në Kosovë.
Presidenti Thaçi filloi konsultimet me partitë politike

Prishtinë, 1 prill 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka filluar konsultimet me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas votimit të mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë.
Presidenti Thaçi priti ambasadorët e Kuintit dhe atë të BE-së

Prishtinë, 30 mars 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorët e Kuintit dhe atë të BE-së në Prishtinë, për t’i informuar për hapat që do t’i ndërmarrë pas shkarkimit të Qeverisë Kurti nga Kuvendi i Kosovës në javën e kaluar.
Presidenti Thaçi takoi Ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett

Prishtinë, 27 mars 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur një shkëmbim të hapur pikëpamjesh me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, në një takim të mbajtur sot në Zyrën e Presidentit të Kosovës.
Presidenti viziton karantinën në Qendrën e Studentëve, informohet për masat që po merrem për kujdesin ndaj të kthyerve

Prishtinë, 27 mars 2020 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka vizituar Qendrën e Studentëve, ku nga afër ka parë masat që janë marrë për t’u kujdesur për kosovarët e kthyer nga jashtë, në këto ditë të pandemisë COVID-19.
Presidenti Thaçi viziton Batalionin e Mjekësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Prishtinë, 26 mars 2020 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës, konkretisht Batalionin e Mjekësisë, ku për së afërmi ka parë punën e tyre.
Presidenti Thaçi viziton QKUK-në, e falënderon personelin shëndetësor për angazhimin e tyre në përballje me virusin COVID19

Prishtinë, 25 mars 2020 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka vizituar Qendrën Klinike Universitare, ku ka shprehur mirënjohje për mjekët, infermierët, teknikët, çdo punëtor shëndetësor, çdo punëtor të QKUK-së, për sakrificën e tyre dhe angazhimin e pakursyer që të tejkalohet sa më lehtë dhe sa më mirë situata e krijuar nga virusi COVID19.
Presidenti Thaçi u informua nga drejtori i IKSHP-së për zhvillimet më të reja rreth pandemisë së virusit COVID-19

Prishtinë, 18 mars 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadanin, i cili e ka informuar presidentin për gjendjen e përgjithshme dhe zhvillimet më të reja në luftimin e pandemisë së virusit COVID-19.
Presidenti Thaçi takoi kryetarët e odave ekonomike

Prishtinë, 18 mars 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin, si dhe Kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zekën, me të cilët ka biseduar për hapat që duhet ndërmarrë për t’i ndihmuar punëtorët dhe afaristët kosovarë në rrethanat e krijuara pas përhapjes së virusit COVID-19.