Presidenti Thaçi priti gjeneralin Rama, kërkoi që FSK-ja të mobilizohet për COVID-19

Prishtinë, 17 mars 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Komandantin e FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Ramën, me të cilin ka biseduar për nivelin e gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në përballje me rrethanat e krijuara nga përhapja e COVID-19.
Presidenti Thaçi vendosë për shtyrjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Podujevës

Prishtinë, 14 mars 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim për shtyrjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës në Podujevë, pas pranimit të rekomandimit nga Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori japonez Akira Mizutani

Prishtinë, 13 mars – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i Japonisë në Vjenë, Akira Mizutani, ambasador jo rezident i Japonisë për Republikën e Kosovës.
Ekipi Përgatitor konsultohet me veteranët e UÇK-ës

12 Mars 2020, Prishtinë – Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, ka mbajtur konsultim publik me veteranët e UÇK-së.
Presidenti Thaçi ndan urdhrin “Hero i Kosovës” për 66 dëshmorët e Brigadës 125

Prizren, 11 mars 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka ndarë dekorata për 66 dëshmorët e Brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut.
Presidenti: Lufta heroike e komandantit legjendar dhe familjes Jashari është nderi dhe krenaria e kombit

Prekaz, 5 mars 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, si dhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë nderime në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nder të Epopesë së UÇK-së.
Presidenti Thaçi në kazermën “Adem Jashari”: Emri i kësaj kazerme është emri i lirisë dhe pavarësisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e parakalimit të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, e cila u organizua për nder të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”.
Presidenti Thaçi nisë shënimin e Epopesë së UÇK-së me dekorimin e 56 ushtareve të UÇK-së

Prishtinë, 5 mars 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në shënimin e ditës së parë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka dekoruar 56 ish-ushtare të UÇK-së, të cilat ishte pjesë e luftës nga ditët e para deri në përfundim të saj.
Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimit do t’i ndërtojë urat e paqes mes komuniteteve

Prishtinë, 4 mars 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në panelin për hulumtimin e perceptimeve të opinionit publik për nismën për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.
Presidenti Thaçi takoi Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë

Uashington, 27 shkurt 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar Robert O'Brien në Shtëpinë e Bardhë, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.