12 Mars 2020, Prishtinë – Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, ka mbajtur konsultim publik me veteranët e UÇK-së.
Anëtarët e Ekipi Përgatitor para të pranishmëve prezantuan Projekt Aktin Normativ i cili është rezultat i një raundi paraprak gjithëpërfshirës. Nga anëtarët e këtij Ekipi u sqaruan edhe shtyllat e drejtësisë tranzicionale ku me theks të veçantë u përmend shtylla e parë që ka të bëjë me të drejtën për të ditur, shtyllë kjo e cila do të përbëjë edhe fushëveprimin e vet Komisionit.Diskutimi me Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte mjaft konstruktiv, i hapur dhe bindës.Nënkryetari i OVL UÇK, Nasim Haradinaj shprehu qëndrimin e tij pozitiv për iniciativën, Ekipin Përgatitor por edhe për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtim si dhe shtoi që ‘’pajtimin e kuptoj si pajtim mbi të vërtetën që do t’a vë në pah Komisioni në bazë të hulumtimeve e dokumentimeve’’Në këtë konsultim publik, veteranët, i ofruan përkrahjen e tyre Ekipit Përgatitor, e poashtu insistuan që të ketë një unitet e të punohet së bashku për ta themeluar këtë Komision.Ata potencuan që vetëm me një angazhim të të gjithëve , të dhënave do t’u vihet dritë e vulë shtetërore.Ekipi Përgatitor për themelimin e Komsionit për të Vërtetën dhe Pajtimin do të vazhdojë konsultimet edhe me grupet e tjera të shoqërisë kosovare.