Prishtinë, 13 mars – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i Japonisë në Vjenë, Akira Mizutani, ambasador jo rezident i Japonisë për Republikën e Kosovës.
Presidenti Thaçi ka falënderuar ambasadorin Mizutani për mbështetjen që Japonia i ka dhënë në nivelin politik dhe në zhvillimin ekonomik Kosovës, përmes fondeve të ndryshme.Presidenti Thaçi u shpreh se do të vazhdojmë me bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe intensifikim e marrëdhënieve bilaterale.Ndërsa, ambasadori Mizutani konfirmoi vullnetin dhe gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën.Presidenti Thaçi ka uruar ambasadorin Mizutani për detyrën e re, i uroi suksese në angazhimin e tij.