DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti viziton karantinën në Qendrën e Studentëve, informohet për masat që po merrem për kujdesin ndaj të kthyerve

Prishtinë, 27 mars 2020 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka vizituar Qendrën e Studentëve, ku nga afër ka parë masat që janë marrë për t’u kujdesur për kosovarët e kthyer nga jashtë, në këto ditë të pandemisë COVID-19.

Presidenti Thaçi ka thënë se i vjen mirë që po i sheh kapacitetet e shtetit të vëna në shërbim të përballjes me virusin COVID19.“Qendra e Studentëve është kthyer në një karantinë për të ardhurit nga jashtë, për të mirën e atyre që kthehen, për të mirën e familjeve të tyre dhe për të mirën e shëndetit të tërë shoqërisë sonë. Natyrisht se duhet të ketë gjithnjë më tepër disiplinë. Edhe të autorizuarit e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, por edhe ata të Qendrës së Mjekësisë Familjare janë duke bërë punë shumë të mirë këtu”, u shpreh presidenti Thaçi.Kreu i shtetit ka shtuar se para dy ditësh ka vizituar QKUK-në dhe atje ka parë një mobilizim të tërësishëm, dje ka vizituar Batalionin e Mjekësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe sot e ka parë mobilizimin në Qendrën e Studentëve, e cila është shndërruar në karantinë për kosovarët e kthyer.“Edhe nga drejtori, por edhe nga mjekët u informova për të gjitha këto rrethana që janë krijuar, për mundësitë dhe kapacitetet që po i shfrytëzojnë. Si institucione, të gjithë ne duhet të vazhdojmë t’u japim mbështetje shumë të fuqishme, me të gjitha potencialet që kemi, gjë që deri më tani nuk ka munguar dhe jam jashtëzakonisht i inkurajuar me këtë punë që po bëhet”, ka thënë ai.Presidenti Thaçi ka thënë se mesazhi i tij është që të preventohet e keqja në këtë betejë me të keqen, duke qëndruar qytetarët në shtëpi, sepse, sipas tij, kështu qytetarët kujdesen për vetveten, për familjet e tyre dhe për tërë shoqërinë tonë.“Rrini në shtëpi, pa panik, pa frikë. Tregoni kujdes maksimal”, ka përfunduar presidenti Thaçi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.