Presidenti Thaçi në takim me Kuintin diskutoi për rimëkëmbjen ekonomike dhe pavarësinë e institucioneve

Prishtinë, 20 maj 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorët e shteteve të Kuintit dhe Shefen e Zyrës së BE-së, me të cilët ka biseduar për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës pas lirimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për nevojën për të pasur institucione funksionale në vend.
Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin konsultohet me ekspertet e drejtësisë tranzicionale

14 Maj 2020, Prishtinë – Ekipi Përgatitor, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës, mbajti një takim virtual me ekspertet e drejtësisë tranzicionale Yasmin Sooka dhe Mô Bleeker.
Presidenti Thaçi takoi shefin e EULEX-it, biseduan për masat për tejkalimin e pandemisë

Prishtinë, 12 maj 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar Shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë në rrethanat e pandemisë.
Zyra e Presidentit dorëzoi komentet në Gjykatën Kushtetuese

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, sot ka dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese përkitazi me meritat e kërkesës së pretendimeve të parashtruesve të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit nr. 24/2020 të Presidentit të Republikës së Kosovës, dt. 30.04.2020, me të cilin Dekret, sipas propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Avdullah Hoti i është propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e re.
Presidenti Thaçi në Samitin e Zagrebit kërkon vendim për liberalizimin e vizave dhe statusin e kandidatit

Prishtinë, 06 maj 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Samitin e Zagrebit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, me temë perspektivën evropiane për rajonin dhe sfidat e shkaktuara nga pandemia Covid-19.
Presidenti Thaçi telefonatë me Presidentin Michel, Samiti i Zagrebit mesazh për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë, 6 maj 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Zagrebit që do të mbahet sot pasdite, nën organizimin e Kroacisë si kryesuese e radhës e BE-së.
Presidenti Thaçi telefonatë me Kryeministrin Plenkoviq të Kroacisë, falënderon që po e mban Ballkanin lart në agjendën e BE-së

Prishtinë, 6 maj 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Zagrebit që do të mbahet pasditen e sotme.
Presidenti Thaçi dekreton Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e re

Prishtinë, 30 prill 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekretuar të propozuarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotin, si kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Presidenti Thaçi diskutoi me ambasadorët e Kuintit për hapat e ndërmarrë për krijimin e Qeverisë së re

Prishtinë, 23 prill 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar sot përfaqësuesit e ambasadave të Kuintit dhe përfaqësuesen e BE-së, të cilët i ka njoftuar për hapat e ndërmarrë pasi partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë shprehur vullnetin që të formohet një Qeveri e re pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.
Presidenti flet me ambasadorët e Kuintit dhe atë të BE-së për zhvillimet në Kosovë

Prishtinë, 15 prill 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, për të diskutuar për zhvillimet në Kosovë.