DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi u informua nga drejtori i IKSHP-së për zhvillimet më të reja rreth pandemisë së virusit COVID-19

Prishtinë, 18 mars 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadanin, i cili e ka informuar presidentin për gjendjen e përgjithshme dhe zhvillimet më të reja në luftimin e pandemisë së virusit COVID-19.

Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen më të thellë për drejtorin Ramadani dhe stafin e tij për përpjekjet që po bëjnë.“Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë për ju, për stafin tuaj, për punën që po bëni”, ka thënë presidenti Thaçi.Drejtori Ramadani e ka njoftuar presidentin Thaçi për të gjithë hapat që ka ndërmarrë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për identifikimin e të gjitha rasteve të personave të infektuar me COVID-19 dhe për trajtimin e atyre që tanimë janë konfirmuar pozitivë për COVID-19.“Do ta kalojmë shumë më lehtë këtë situatë nëse qytetarët janë bashkëpunues dhe u përmbahen rekomandimeve për higjienë personale dhe distancë sociale”, u shpreh doktor Ramadani.Presidenti Thaçi shprehu përkrahjen e tij për punën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe ftoi qytetarët që t’i përcjellin me përpikëri rekomandimet e institutit. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.