DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takoi përfaqësuesit e AAK-së, Nismës, Listës Serbe dhe komuniteteve tjera joshumicë

Prishtinë, 2 prill 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar konsultimet me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, për të diskutuar për zhvillimet aktuale politike, por edhe nga fusha e shëndetësisë dhe sigurisë në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryetarin e AKR-së dhe ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e Listës Serbe, Kryetarin e Nismës Socialdemokrate, përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë dhe Kryetarin e AAK-së.

Presidenti Thaçi është shprehur se Kosova gjendet në një situatë, e cila në njërën anë karakterizohet me rrezikun e shtuar nga pandemia e virusit COVID-19 dhe në anën tjetër me votën e mosbesimit për Qeverinë Kurti të datës 25 mars 2020.

“Në këto rrethana është qenësore që të konsultohemi dhe të veprojmë me përgjegjësi para qytetarëve”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai në secilin takim është shprehur se si president i vendit do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.