Presidentja: Pajisjet ushtarake të cilat i pranoi sot FSK-ja janë dëshmi se ushtria jonë po zhvillohet dita-ditës në ushtri bashkëkohore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në ceremoninë e pranimit të 55 automjete ushtarake të dhuruara nga partneri ynë strategjik, SHBA.
Presidentja Osmani priti në takim ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për BE-në, Azinë Qendrore dhe Amerikë, z.Miroslav Jenca

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për BE-në, Azinë Qendrore dhe Amerikë, z.Miroslav Jenca.
Presidentja: Asnjë çështje nuk është më prioritare në procesin e dialogut me Serbinë sesa kthimi i më të dashurve tanë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe me familjarët e personave të zhdukur me dhunë, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë kanë vendosur kurorë lulesh pranë memorialit për personat e pagjetur.
Presidentja Osmani: Para qytetarëve afganë treguam se i kemi hapur jo vetëm dyert por edhe zemrat tona

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj dhe me ambasadorët e Kuintit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë mirëpritur grupin e parë të afganëve që kanë mbërritur sonte në Kosovë.
Presidentja: Situata e sotme dramatike dëshmon edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit por edhe bartjen e maskave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar sot pas humbjes së 36 jetësh të qytetarëve.
Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Kolë Berisha

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka drejtuar një telegram ngushëllimi familjes, miqve e bashkëpunëtorëve me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Kolë Berisha.
Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Kolë Berisha

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka drejtuar një letegram ngushëllimi familjes, miqve e bashkëpunëtorëve me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Kolë Berisha.
Presidentja Osmani ngushëlloi familjen Karjagdiu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Karjagdiu, me rastin e vdekjes së më të dashurit të tyre, profesor Abdullah Karjagdiut.
Presidentja: Ismeti e shndërroi misionin për arsimimin e brezave në mision për liri

Presidentja e Republikë së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar familjen e heroit Ismet Rrahmani, në përvjetorin e tij.
PRESIDENTJA OSMANI U TAKUA ME KOMANDANTIN E KFOR-IT, GJENERALMAJOR FRANCO FEDERICI

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua në takim të rregullt me Komandatin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici. Komandanti i KFOR-it e vlerësoi situatën e sigurisë në vend si të qetë dhe stabile, duke nënvizuar se institucionet përkatëse të sigurisë janë në bashkërendim të plotë me njëra-tjetrën. Komandanti i KFOR-it informoi Presidenten Osmani për stërvitjen “Stërvitje dhe Trajnim Operacional – OPREH Niveli II”, e cila do të mbahet në shtator, në Kosovë. Kjo është një stërvitje e rregullt rutinore. Stërvitja do të përfshijë zbarkimin e trupave shtesë të vendeve aleate, të cilat do të trajnohen bashkë me njësitet e KFOR-it, si pjesë e Forcës Operacionale Rezervë të KFOR-it. Gjatë takimit, Presidentja Osmani diskutoi me Komandantin e KFOR-it për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohëshme dhe të menjëhershme për kontraktuesit afganë që punojnë në NATO, përfshirë edhe familjet e tyre.