Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në ceremoninë e pranimit të 55 automjete ushtarake të dhuruara nga partneri ynë strategjik, SHBA.
Presidentja Osmani ka thënë se këto automjete ushtarake do ta ndihmojnë ushtrinë tonë që t’i përforcojë më tej kapacitetet e veta dhe do ta thellojë ndërveprimin me ushtritë aleate.
“Në një ceremoni të organizuar me këtë rast, ia shpreha mirënjohjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës presidentit, qeverisë dhe popullit mik amerikan, të cilët po kujdesen që Kosova të zhvillojë kapacitetet e saj ushtarake”, ka thënë Presidentja.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Sot, partneri ynë strategjik, SHBA, ia dhuroi forcave tona të armatosura 55 automjete ushtarake, të cilat do ta ndihmojnë ushtrinë tonë që t’i përforcojë më tej kapacitetet e veta dhe do ta thellojë ndërveprimin me ushtritë aleate.
Në një ceremoni të organizuar me këtë rast, ia shpreha mirënjohjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës presidentit, qeverisë dhe popullit mik amerikan, të cilët po kujdesen që Kosova të zhvillojë kapacitetet e saj ushtarake. Ne u jemi përjetësisht mirënjohës.
Pajisjet ushtarake të cilat i pranoi sot FSK-ja janë dëshmi se ushtria jonë po zhvillohet dita-ditës në ushtri bashkëkohore, e aftë që t’i shërbejë vendit dhe të sigurojë paqen e qëndrueshme në rajon.