Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar sot pas humbjes së 36 jetësh të qytetarëve.
Presidentja Osmani iu ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit nga kjo pandemi, e cila sipas saj po vazhdon të shkaktojë dhimbje e trishtim në Kosovë dhe gjithandej globit.
“Institucionet e Kosovës sot mblidhen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e nevojshme”, ka thënë Presidentja.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Ditë e rëndë sot për vendin tonë me 36 humbje jetësh të qytetarëve tanë. Ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit nga kjo pandemi e tmerrshme, e cila po vazhdon të shkaktojë dhimbje e trishtim në Kosovë dhe gjithandej globit. Institucionet e Kosovës sot mblidhen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e nevojshme.
Situata e sotme dramatike dëshmon edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit të të gjithë qytetarëve me të drejtë vaksinimi, por edhe bartjen e maskave për të parandaluar zingjirin e infektimeve. Kjo është mbrojtja e vetme dhe më e mirë. Ta bëjmë për veten tonë, për më të dashurit tanë, për familjet tona, për shtetin tonë!