presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Ismeti e shndërroi misionin për arsimimin e brezave në mision për liri

Presidentja e Republikë së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar familjen e heroit Ismet Rrahmani, në përvjetorin e tij.

Presidentja Osmani ka thënë se Ismeti e shndërroi misionin për arsimimin e brezave në mision për liri.
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
 
Sot, në përvjetorin e heroit të kombit, Ismet Rrahmani, vizitova familjen e tij në Açarevë të Skënderajt, për ta kujtuar bashkë me familjen dhe miqtë e tij veprën heroike të tij për atdheun dhe kombin.
Ismeti e shndërroi misionin për arsimimin e brezave në mision për liri. Si mësues ai edukoi shumë breza, por u transformua në luftëtar të lirisë, duke u bërë model i kombinimit të dijes dhe guximit. Këtyre idealeve ua kushtoi tërë jetën, deri në ditën që e përmbylli angazhimin e tij jetësor në shërbim të vendit, duke rënë në altarin e lirisë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.