Fjalimi i Presidentes Osmani në akademinë solemne me rastin e 111-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës

I nderuar ipeshkv i Kosovës, shkëlqesia juaj, imzot Dodë Gjergji! I nderuar vikar i Përgjithshëm, biografi më i shquar i Nënë Terezës, Don Lush Gjergji Të nderuar pjesëmarrës! Është nder i madh për mua që sot, në ditëlindjen e 111-të të nënës sonë, Shën Terezës, të ndaj me ju kujtimin për jetën e saj, si dhe dashurinë për personalitetin e saj. Nënë Tereza, Anjeza jonë e dashur, e pagëzuar Gonxhe, është simbol i dashurisë dhe i përkushtimit ndaj njerëzimit (sidomos ndaj atyre që kishin më së shumti nevojë), por edhe ndaj Zotit. Ajo e lidhi përkushtimin ndaj njeriut me përkushtimin ndaj hyjit, duke krijuar simbiozën e dashurisë së përhershme, të cilën ia dhuroi njerëzimit. Për ne, si bashkëkombës të saj, Nënë Tereza paraqet jo vetëm simbolin e dashurisë, të paqes e humanizmit, por edhe një fat të madh historik, ngase në kohën e izolimit të madh e të mosnjohjes së madhe të vlerave e të traditave shqiptare, për shkak të vetizolimit komunist në Shqipëri, ose represionit etnik në Kosovë, ajo u shndërrua në simbolin tonë përfaqësues. Duke e theksuar përkatësinë e saj etnike, vlerat e familjes e traditën e popullit të saj, si dhe duke e nënvizuar atdheun e saj, sikur e quante ajo, “të vogël, të quajtur Shqipni”, ajo e ktheu vëmendjen e botës kah një popull i vogël, por zemërgjerë e paqedashës, në Ballkanin e përhumbur. Pra, Nënë Tereza paraqet njërin ndër personalitet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, të cilin populli ynë ia fali njerëzimit. Ajo i shpalosi vlerat më të mira të popullit të saj: dashurinë për njerëzit, përvujtëninë dhe përkushtimin ndaj vlerave njerëzore. Ne, bashkëkombësit e saj, jemi krenarë që kjo bijë jona ia shpalosi botës vlerat e kombit tonë dhe i shndërroi ato në vlera të njerëzimit. Prandaj, në ditët sikur kjo, por edhe në secilën ditë të jetës sonë, ne duhet të mos reshtim së theksuari emrin e saj, mësimet e saj, personalitetin e saj të jashtëzakonshëm. Si institucione dhe si njerëz të politikës por edhe si bashkëkombas të saj ne duhet ta përbrendësojmë dashurinë e Nënë Terezës për njerëzit dhe t’i theksojmë pa pra porositë e saj peqedashëse e humane, sikur bënte presidenti ynë historik, dr. Rugova, në vitet ’90, duke e humanizuar të bërit politikë, sipas modelit human të Nënë Terezës. Si grua ndërkaq, jam krenare që edhe vajzat në Kosovë do të mund ta shohin shembullin e gruas shqiptare të quajtur Anjeza Bojaxhiu – Nënë Tereza, e qetë por e vendosur, e përkushtuar skajshmërisht ndaj njerëzve dhe e dashur për të gjithë, e gatshme që çdo herë të sakrifirkojë për të tjerët; njeri që e njeh dhimbjen dhe provon që t’ua shërojë atë të tjerëve, me fjalë të ëmbla por edhe me vepra konkrete, sikur thoshte ajo, “të vogla, por me dashuri të madhe”. Prandaj, ne mund dhe duhet të mësojmë çdo ditë nga dashuria e saj për njerëzit. T’u gjendemi pranë të vuajturve. T’u gjendemi pranë atyre që kanë më së shumti nevojë. Nuk mund t’ua mbyllim derën të varfërve, sikur nënë Dranja nuk ua mbyllte asnjëherë atë, teksa i ofronte në sofrën e familjes së saj, sikur të ish e tyrja. Dhe ne nuk do ta mbyllim asnjëherë derën për të gjithë miqtë tanë – sipas traditës – ajo është gjithnjë e hapur. Sepse, siç thoshte Presidenti ynë historik, Shtëpia jonë është edhe e mikut. Zoti e bekoftë Shën Terezën! Zoti e bekoftë Kosovën! Faleminderit!

Presidentja Osmani ka takuar vullnetarët në kuadër të projektit të OJQ TOKA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot vullnetarët në kuadër të projektit të OJQ TOKA.
Presidentja Osmani takoi Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Philip Kosnett

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett për të diskutuar çështje të interesit të dyanshëm. Ambasadori Kosnett shprehu falënderimin e qeverisë së SHBA-ve për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.
Presidentja Osmani nënshkruan marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 3.8 milion dollarë shtesë për Republikën e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot amendamentin 2 të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin Republika e Kosovës përfiton edhe 3.8 milion dollarë shtesë.
Presidentja: Mënyra se si punojmë me të rinjtë është pasqyra më e mirë e asaj se si e shohim të ardhmen tonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në përmbyllje të muajit Gusht – muajit të rinisë, ka pasur një bashkëbisedim me të rinjtë dhe me përfaqësues të organizatave rinore rreth nevojës dhe mundësive për angazhimin sa më aktiv të të rinjve dhe fuqizimin e tyre përmes nismave e mekanizmave të ndryshëm.
Presidentja Osmani: Drejtësinë ua kemi borxh secilës vajze e gruaje që përjetoi dhunën nga ata që po marrin jetë e po i ikin përgjegjësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj.
Presidentja Osmani: Donacioni i vaksinave nga SHBA-ja, vula e miqësisë me Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër Covid-19, donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, Ulrika Richardson Koordinatore e Kombeve të Bashkuara për zhvillim.
Presidentja Osmani takoi udhëheqësin e misionit diplomatik të Mbretërisë së Belgjikës, Julien Sassel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot udhëheqësin e ri të zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës, Julien Sassel, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës.
Presidentja Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger me të cilin u diskutuan çështje të interesit të dyanshëm, përfshirë nxitjen e investimeve austriake në Kosovë, bashkëpunimin në fushën e arsimit, në projekte, investime potenciale, bujqësi etj.