presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Mënyra se si punojmë me të rinjtë është pasqyra më e mirë e asaj se si e shohim të ardhmen tonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në përmbyllje të muajit Gusht – muajit të rinisë, ka pasur një bashkëbisedim me të rinjtë dhe me përfaqësues të organizatave rinore rreth nevojës dhe mundësive për angazhimin sa më aktiv të të rinjve dhe fuqizimin e tyre përmes nismave e mekanizmave të ndryshëm.

“Me ta diskutuam për tema nga më të ndryshmet e në veçanti trajtuam çështje si: aftësimi profesional dhe edukimi joformal, punësimi i të rinjve, shëndeti mendor, aktivizimi rinor në nivel lokal dhe qendror, fuqizimi i vajzave dhe aktivizimi i tyre në STEM, vullnetarizimi, si dhe integrimi i të rinjve në sektorin publik e privat”, ka thënë Presidentja Osmani.

 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
 
Mënyra se si e trajtojmë dhe si punojmë ne me të rinjtë sot, është pasqyra më e mirë e asaj e si e shohim të ardhmen tonë!

Gushti- muaji i rinisë, nuk mund të përmbyllej pa një bashkëbisedim të këndshëm, konstruktiv e përmbajtësor me të rinjtë tanë dhe përfaqësues të organizatave rinore rreth nevojës dhe mundësive për angazhimin sa më aktiv të të rinjve dhe fuqizimin e tyre përmes nismave e mekanizmave të ndryshëm.

Me ta diskutuam për tema nga më të ndryshmet e në veçanti trajtuam çështje si: aftësimi profesional dhe edukimi joformal, punësimi i të rinjve, shëndeti mendor, aktivizimi rinor në nivel lokal dhe qendror, fuqizimi i vajzave dhe aktivizimi i tyre në STEM, vullnetarizimi, si dhe integrimi i të rinjve në sektorin publik e privat.

Jashtëzakonisht inspirues është fakti që të rinjtë tanë, përkundër barrierave të shumta me të cilat padrejtësisht ballafaqohen, sot janë kampionë olimpik në sport e në shkencë, janë superyje në fushën e muzikës dhe artit, janë udhëheqës të ndryshimit, si dhe mbeten disa nga mendjet më inovative në rajon e përtej.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.