Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot vullnetarët në kuadër të projektit të OJQ TOKA.
Presidentja Osmani ka thënë se e admiron përkushtimin, botëkuptimin, dhe angazhimin e këtyre vullnetarëve.
“Puna e tyre ka ndryshuar shumë jetë për të mirë”, ka thënë Presidentja.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Takim shumë i vlefshëm sot me super vullnetarët në kuadër të projektit të OJQ TOKA. E admiroj përkushtimin, botëkuptimin, dhe angazhimin e këtyre vullnetarëve. Puna e tyre ka ndryshuar shumë jetë për të mirë. Mbase vullnetarizmi është sinonim i punës për të cilën nuk aplikohet kompenzimi financiar, por kompenzimi për këtë punë vjen përherë në trajta e mënyra që shpesh as nuk i kemi menduar apo ëndërruar.