Presidentja: Guximi e vendosmëria për të vepruar, urtia e fjala e peshuar e shndërruan Ukën në njeri të besueshëm për qytetarët e Suharekës dhe gjithë Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Ukë Bytyqin në 19 vjetorin e vrasjes.
Presidentja Osmani takoi sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, znj. Helga Schmidt

Prishtinë, 27 tetor 2021 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmidt.
Presidentja: Vdekja e hershme e Burbuqe Berishës është humbje e madhe për artin, kulturën dhe kinematografinë e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, ka thënë se vdekja e hershme e Buqes, sikur njihet ndër qarqet artistike, është humbje e madhe për artin, kulturën dhe kinematografinë e Kosovës.
Presidentja Osmani priti pjesëtarët e FSK-së që shërbyen në Kuvajt

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti në takim kontingjentin e ushtarëve të FSK-së që kanë shërbyer në misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit në Kuvajt. Me këtë rast, Presidentja Osmani i përgëzoi ushtarët për përmbylljen e suksesshme të misionit të parë të FSK-së jashtë vendit krah përkrah me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidentja vlerësoi se përvoja e fituar nga ushtria e Kosovës në këtë mision të çmueshëm vërteton kapacitetet e ndërveprimit me ushtritë e vendeve aleate. Kjo e përvojë do t'i mundësojë FSK-së, pjesëmarrje në misione të tjera jashtë vendit në bashkëpunim me shtetet aleate.
Fjala e Presidentes Vjosa Osmani në Darkën e Lamës

Mirë se erdhët të nderuar Miq, I nderuar z. Kryeministër, Të nderuar ministra e deputetë, Të nderuar miq e partnerë ndërkombëtarë, ambasadorë, Të nderuar prodhues vendor të cilët i keni dhënë hijeshi kësaj Darke të Lamës, njësoj sikurse vitin e kaluar Përfaqësues të institucioneve të sigurisë, Përfaqësues të të gjithë prezencës, qoftë vendore, qoftë ndërkombëtare Të nderuar mysafirë, Të nderuara media që jeni sot këtu për ta përcjellur këtë aktivitet, Mirë se erdhët në “Darkën e Lamës”, në festën e lashtë shqiptare, e cila daton që nga shekulli i V-të dhe shënon mbarimin e verës, kohën kur ne i mbledhim frutat, të lashtat e bereqetin dhe i shprehim falënderimet tona për të mirat e sivjetme. “Darka e Lamës” është pjesë e një trashëgimie të pasur shpirtërore, të cilën shqiptarët e kanë trashëguar dhe e kanë ruajtur qysh nga kohët e hershme. Krahas festave të tjera, “Darka e Lamës” u ka mbijetuar shekujve dhe është bartur deri në ditët tona, duke u bërë kështu pjesë e rëndësishme e kulturës sonë të lashtë dhe duke ndikuar në ruajtjen dhe kultivimin e shpirtit tonë solidar. Shekuj me radhë, nën shenjën e dashurisë për njëri-tjetrin e respektin ndaj miqve, shqiptarët i kanë dhënë krahë njëri-tjetrit në kultivimin e bereqetit e në mbledhjen e tij, në darkën që është shtruar si shenjë falënderimi për të mirat e mbledhura. Ne sot po e shtrojmë këtë sofër, në bashkëpunim me prodhuesit tanë vendor, për ta shprehur falënderimin tonë për begatinë të cilën e ofron toka e vendit tonë me prodhime të shumta kualitative, si dhe për frymën e bashkëpunimit e të solidaritetit, me të cilën jemi shquar ndër shekuj, por edhe për miqësitë e thella e të kultivuara gjatë. Të dashur miq! Shprehja e njohur shqiptare: “Bukë e kripë e zemër” sot në këtë Darkë merr kuptim të thellë, ngase në këtë sofër prodhuesit tanë vendor kanë vënë jo vetëm ushqimet tona tradicionale, por edhe zemrat e tyre nëpërmjet dashurisë për gatimin, si dhe dëshirës për të ndarë të mirat e bereqetet me miq e dashamirë. Ashtu siç e thotë edhe tradita jonë! Por, sonte, teksa jemi mbledhur përreth kësaj sofre të begatë, dua të ndaj një moment të kujtoj në mënyrë të veçantë një njeri, i cili sa ishte gjallë, gatoi si askush tjetër dhe iu fal bukës për dashurinë që sjell mes njerëzve. Sonte e kujtojmë kuzhinierin tonë, Përparim Babaliajn, i cili kaloi në amshim pak muaj më parë. Ne lutemi për shpirtin e tij dhe me një menu të veçantë të përgatitur enkas për sonte, shumë miq të tij që u angazhuan për këtë Darkë duan ta nderojnë së bashku me ne jetën dhe veprën e tij. Edhe darka e sivjetme organizohet në rrethana të rënduara, për shkak të pandemisë. Sonte, të mbledhur përreth sofrës, mendjen e kemi tek të gjitha familjet kosovare që kanë humbur më të dashurit e tyre si rezultat i pandemisë. Sot jo vetëm tryezat e tyre, por edhe zemrat e tyre e të gjithë neve ndihen më të zbrazëta në mungesë të më të dashurve. Bashkëndjejmë me ta dhe lutemi për ta! Ballafaqimi me këtë sfidë, na e rikujton vazhdimisht se sa i rëndësishëm është besimi në njëri-tjetrin, në miqtë tanë, të cilët na janë gjetur përkrah në ditë të vështira e në ditë të mira, e kanë ndarë me ne gëzimin e hidhërimin dhe e kanë përcjellë bashkë me ne lutjen për të mirat e motmotit. ‘Darka e Lamës’ shquhet si nata kur ne shprehim falënderimet tona për të mirat e natyrës, por dua të ndaj pak çaste për të shprehur falënderimet e mirënjohjet për të mirat e të bëmat e njerëzve tanë të Kosovës. Në këtë periudhë të rëndë, ishin mantelbardhët ata që e udhëhoqën betejën me pandeminë, prandaj edhe sonte shprehim gjithë falënderimin tonë të thellë për punën e tyre vetëmohuese. Në këto kohëra, ishte poashtu e vështirë të organizohej sistemi arsimor, prandaj respekt maksimal për të gjithë ata mësues, arsimtarë e profesorë që e bënë të pamundurën që arsimi të vazhdojë edhepse në rrethana të jashtëzakonshme, ashtu siç mbijetonin edhe shkollat/shtëpi shqipe në vitet e 90-ta, duke e pas të qartë gjithnjë se arsimi është shtylla më e fuqishme për suksesin e një shteti. E sado e rëndë që ishte kjo periudhë, motivin e forcën na e kthyen rinia jonë e mrekullueshme, ata që punuan fort e me shumë zell – ata të cilët shkëlqyen nëpër Kosovë e në botë në fusha të ndryshme. Nga sporti e deri tek teknologjia informative, nga kultura, arti, shkenca e shumë fusha të tjera ata treguan para botës imazhin dhe potencialin e vërtetë të Kosovës. Prandaj, sot e çdo ditë, shprehim falënderimet tona për gjithsecilin prej tyre. Shumë prej tyre qoftë përfaqësues të mantelbardhëve, përfaqësues të sistemit arsimor, përfaqësues të artit, të kulturës, filmit, modës, shkencës, teknologjisë e shumë të tjerë na janë bashkuar edhe sonte. I falënderojmë që të gjithë, është kënaqësi e veçantë që t’ju kemi në mesin tonë! Të nderuar miq, Sonte poashtu dua të shprehë mirënjohjen e thellë për kujdesin të cilin ati themeltar i shtetit tonë, Presidenti Rugova, e tregoi kur në vitin 2002, e riktheu traditën e mirë të gatimit dhe të shërbimit të bukës nëpërmjet festës së “Darkës së Lamës”. Ai e quajti atë festë e falënderimeve, të ngjashme me Festën e Falënderimeve në SHBA. Ne i jemi mirënjohës për këtë thesar trashëgimie, të cilin ai e riktheu në këtë truall. Sikur e dini, Presidenti Rugova gjithnjë festonte me miq, punonte me miq dhe i falënderonte ata edhe për mirëqenien tonë. Ne do ta kultivojmë përherë këtë traditë të vyer të popullit shqiptar, sepse vlerësojmë, njësoj sikur presidenti Rugova, se kultivimi i traditës së mirë e mbanë të gjallë shpirtin e një kombi. Duke ju falënderuar secilin veç e veç për praninë tuaj sot, lejomëni t’ju ftoj që të ulemi përreth sofrave tona dhe të shprehim falënderimin tonë të përbashkët me urimin që viti i ardhshëm të na sjellë sa më shumë të mira për të gjithë qytetarët e

Fjala e Presidentes Osmani në Javën për të Drejtat e Viktimave të Krimit

E nderuara zonja Ministre e Drejtësisë , znj. Albulena Haxhiu, I nderuar kryeprokuror i shtetit z. Lumezi , Të nderuar përfaqësues të gjykatave, prokurorive, të gjitha institucioneve të drejtësisë, Përfaqësues diplomatik të korit diplomatik, ambasadorë dhe ju të tjerë, Të nderuar gjithë ju të pranishëm, Kam kënaqësinë që t’ju drejtohem në këtë ngjarje, duke pasur parasysh rëndësinë e sundimit të ligjit në përgjithësi, i cili është edhe prioritet i angazhimit tim si Presidente e vendit, por në veçanti meqenëse sot po flasim për një prej fushave më të rëndësishme që ka të bëj edhe me besueshmërinë e qytetarëve në këtë sistem të drejtësisë, pra mbrojtja e viktimave të krimit. Po filloj ndoshta nga ajo që është parimi më bazik që të gjithë ne si juristë e kemi mësuar në vitin e parë të Fakultetit Juridik që obligimi i shtetit në raport me të drejtat e njeriut qoftë e drejta në jetë, qoftë mbrojtja e dinjitetit, qoftë mbrojtja gjyqësore e të drejtave dhe lirive të njeriut nuk janë vetëm obligime negative të shtetit, që nënkupton mos ta cenosh atë të drejtë, por janë edhe obligime pozitive të shtetit që nënkupton t’i mbrosh ato, kur ato janë në rrezik që të cenohen nga të tjerët. Qoftë mbrojtja e të drejtës në jetë, ku ne e kemi obligim të qartë, qoftë mbrojtja e të gjitha viktimave të krimit si institucione të drejtësisë është parim i cili duhet ta përcjellë secilin prej jush, e secilin prej nesh, por në veçanti juve si përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, përfaqësuesit e policisë dhe institucionet e tjera të sigurisë ku viktimat drejtohen për të kërkuar mbrojtje . Prandaj, kjo Javë është tregues se përveç rritjes së nivelit të vetëdijes për të vendosur drejtësi për viktimat e krimit, duhet rritur po ashtu edhe efikasitetin në sundimin e ligjit, sikurse edhe shërbimet ndaj viktimave, të cilat duhet të jenë një veprim i përhershëm i institucioneve. Synim i shtetit tonë është një shoqëri pa dhunë, respektivisht edhe pa viktima, ndaj në këtë rrugë ngritja e vetëdijes dhe ngritja e efikasitetit për mbrojtjen e drejtave të viktimave ndikon drejtpërdrejt edhe në perceptimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe në sundimin e ligjit në përgjithësi. Më 2019 dhe 2020, janë nëntë gra që kanë pësuar më jetë nga dhuna e shkaktuar nga burrat. Deri në shtator të këtij viti janë edhe tri gra të tjera viktima, teksa në Polici, deri në këtë periudhë viti janë raportuar siç u tha mbi 1500 raste të dhunës ndaj grave, dhunës mbi baza gjinore. Siç po e shihni, statistikat janë trishtuese. Pra, dhuna ndaj grave është bërë sfidë jo vetëm për institucionet, por edhe shoqërinë kosovare, në përgjithësi, dhe ne nuk mund të heshtim ndaj kësaj gjendjeje, sikurse nuk mund të heshtim as ndaj nevojës për mbështetje më të madhe të viktimave. Shkaktarët e krimit duhet të ndëshkohen, kurse viktimat duhet të rehabilitohen, të inkurajohen dhe të mbështeten institucionalisht. Ruajtja e jetës e dinjitetit, dhe mbrojtja e viktimave të krimit, është edhe obligim kushtetues, edhe obligim ligjor, por edhe obligim moral ndaj shoqërisë sonë. Një gjë është e padiskutueshme dhe e pakompromis: ajo është që mosndëshkueshmëria e krimit kërkon zero tolerancë. Kur flasim për mosndëshkueshmërinë, flasim edhe për nivelin e dënimeve, edhe për cilësinë e dënimeve, edhe për peshën që kanë viktimat në sytë e sistemit tonë të drejtësisë, por edhe për rëndësinë të cilën e ka jeta, integriteti dhe mirëqenia e secilit në Republikën e Kosovës. Me avancim të të drejtave të mbrojtjes së viktimave, nuk nënkuptojmë vetëm ndëshkueshmërinë e krimit ose përmbylljen e një rasti gjyqësor penal apo civil për kompensim material, por secilin aspekt dhe element fizik, financiar, emocional e moral, të cilin viktimat e krimit e kishin përpara se ta përjetonin çfarëdo vepre penale kundër tyre. Mua më vjen mirë që kësaj jave i jepet një rëndësi e tillë. Por ndryshimi i vërtetë pozitiv arrihet me prokurorë e gjyqtarë të profilizuar, në krye të detyrës, të cilët e kuptojnë rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të viktimave, dhe se si kjo do të ndikojë pozitivisht në rritjen e besueshmërisë së të gjithë qytetarëve në raport me sistemin e drejtësisë. Pra, profesionistë që kanë aftësitë dhe profesionalizmin e domosdoshëm për hetimin dhe gjykimin e veprave penale, por mbi të gjitha gëzojnë edhe besimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ligjet e aplikueshme në vend, specifikojnë se viktimat e krimit duhet të trajtohen duke respektuar edhe të drejtën për siguri, dinjitet, jetën private dhe familjare të tyre, duke njohur ndikimin negativ të krimit te viktima. Është momenti i fundit që këto ligje të materializohen në plotni, sepse sundimi i ligjit është teorikisht i kotë, pa mekanizma efektiv, sikurse është e kotë të flasim për jetë të dinjitetshme, pa sundim të mirëfilltë të ligjit. Për fund, dua të rikonfirmoj angazhimin tim personal për të bashkëpunuar me të gjithë prokurorë, gjyqtarë, polici, institucione të sigurisë të cilët integritetin, respektimin e ligjit dhe sundimin e ligjit e kanë prioritet mbi prioritetet. E po ashtu, që të gjithë bashkërisht të punojmë për të lehtësuar barrën e viktimave të krimit, për t`i mbështetur ata që u shërbejnë këtyre viktimave, pra që i mbrojnë këto viktima dhe për ta zvogëluar numrin e këtyre viktimave në të ardhmen duke ndihmuar zbatimin e ligjit, në mënyrë që shoqëria jonë të ndihet e sigurt. Së bashku, ne mund të sigurojmë një të ardhme më të sigurt për qytetarët e Republikës së Kosovës, pa frikë e pa dyshim në institucionet e saj. Vetëm bashkë, dhe vetëm duke prioritizuar mirëqenien e qytetarëve, mund të krijojmë një shoqëri ku besimi në sistemin e drejtësisë nuk mbetet më çështje e përceptimit, por bëhet fakt i matshëm dhe i pakontestueshëm. Integriteti, profesionalizmi dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë është garanca që e kërkojmë të gjithë në Republikën e Kosovës. Jotoleranca për shkelësit e ligjit, kushdo e kudo qofshin ata, është ajo cfarë të gjithë qytetarët tanë presin nga institucionet e drejtësisë në vend. Prandaj, është e domosdoshme që të gjitha përprekjet tona institucionale e shoqërore të

Presidentja: Filmbërësit tashmë janë ambasadorët tanë, nëpërmjet të cilëve Kosova po hap kapituj të ri të lavdisë

Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, mbrëmë u mbajt premiera e filmit “Zgjoi”, ku morën pjesë personalitete të ndryshme të jetës politike dhe kulturore.
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Tajlandës, z.Bhakavat Tanskul

Prishtinë, 22 tetor 2021 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri, jorezident të Mbretërisë së Tajlandës në Republikën e Kosovës, Bhakavat Tanskul, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.