presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Guximi e vendosmëria për të vepruar, urtia e fjala e peshuar e shndërruan Ukën në njeri të besueshëm për qytetarët e Suharekës dhe gjithë Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Ukë Bytyqin në 19 vjetorin e vrasjes.

Presidentja Osmani ka thënë se si sot, 19 vjet më parë, u vra kryetari i Suharekës, Ukë Bytyqi, veprimtar i shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, aktivist i devotshëm e bashkëmendimtar i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës.
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes:
 
Si sot, 19 vjet më parë, u vra kryetari i Suharekës, Ukë Bytyqi, veprimtar i shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, aktivist i devotshëm e bashkëmendimtar i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës.

Guximi e vendosmëria e tij për të vepruar, urtia e fjala e peshuar e shndërruan Ukën në njeri të besueshëm për qytetarët e Suharekës dhe gjithë Kosovës.

Ai u vra së bashku me përcjellësit e tij, Bafti Bajramin e Bajram Bytyçin, teksa po e promovonte idealin për shtetin, në të cilin respektohen liritë dhe të drejtat njerëzore, përfshirë edhe të drejtën e votës së lirë dhe të manifestimit qytetar.

I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ukë Bytyqin!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.