DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, znj. Helga Schmidt

Prishtinë, 27 tetor 2021 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmidt.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në OSBE dhe vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me misionin e saj ne Kosovë  si reflektim i vlerave të përbashkëta të drejtave të njeriut, demokratizimit de sundimit të ligjit.

Në takim është diskutuar për një sërë temash që nga gratë në siguri, zhvillimet e fundit në rajon dhe përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të forcuar sundimin e ligjit.

Presidentja Osmani shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe përsëriti qëndrimin se reformimi i sistemit të drejtësisë, punësimi dhe fuqizimi i rolit të gruas në Kosovë do të vazhdojnë të jenë prioritet për institucionet e Kosovës. Ajo ka falënderuar zonjën Schmidt për angazhimin dhe ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.